Rreth Nesh

 

HISTORIA E HEBRENJVE TË SHQIPËRISË

Historia e hebrenjve në Shqipëri daton që para 2000 vjetëve. Sipas historianit Apostol Kotanit në librin e tij “Shqipëria dhe hebrenjtë”: "Hebrenjtë mund të kenë ardhur për herë të parë në Shqipëri në fillim të viteve 70-të e.r. si robër në anijet romake që zbarkuan  në brigjet jugore të vendit. Pasardhësit e këtyre robërve ndërtuan në shekullin e pestë edhe sinagogen e parë ne portin jugor të Sarandës. Deri në fillim të shekullit të 16-të , ka pasur vendbanime hebraike në shumicën e qyteteve kryesore të Shqipërisë si Berati , Elbasan , Vlorë , Durrës dhe gjithashtu raportohet që ka patur të tilla edhe në Kosovë. Këto familje hebreje ishin kryesisht me origjinë sefaradike dhe pasardhës të hebrenjve spanjollë dhe portugezë të dëbuar nga gadishulli Iberik në fund të shekullit të 15-të të e.r. Në vitin 1520  raportohet se në Vlore kishte rreth 609 familje hebreje dhe gjithashtu Vlora ishte qyteti i vetëm ku gjatë  Luftës së Parë Botërore u shkatërrua një sinagogë. Në vitin 1673 Profeti karizmatik hebre Sabbatai Zevi u dëbua nga Sulltani për në portin shqiptar të Ulqinit , tani në Mal të Zi, ku vdiq disa vite më vonë. Shume pak dihet mbi bashkësinë hebreje që banonte në atë zonë deri në shekullin e 15-të.
1900 - 1939    Sipas regjistrimit të popullsisë shqiptare të vitit 1930, ka pasur vetëm 204 hebrenj në atë kohë në Shqipëri. Njohja zyrtare e bashkësisë hebraike është bërë më 2 prill të vitit 1937, ndërkohë që në atë kohë kjo bashkësi përbëhej nga rreth 300 anëtarë .

 

LUFTA E DYTË BOTËRORE

Me forcimin e Gjermanisë naziste një numër i hebrenjve gjermanë dhe austriakë u strehuan në Shqipëri . Edhe në vitin 1938, Ambasada shqiptare në Berlin vazhdonte të lëshonte viza për hebrenjte në një kohë kur asnjë vend tjetër evropian nuk ishte i gatshëm për t’i pranuar ata. Që nga fillimi i Luftës e deri në përfundim të saj gjatë viteve 1939 - 1945 në Shqipëri kishte rreth 200 hebrenj. Ky vend u shndërrua në një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera. Në Konferencën e Ëannsee-s në 1942 , Adolf Eichmann-i, ideatori i shfarosjes masive të hebrenjve në Evropë, përllogariti  se numri i hebrenjve me vendbanim ne Shqipëri që duhet te vriteshin ishte rreth 200. Gjatë periudhës së Luftës, hebrenjtë në Shqipëri u morën ne mbrojtje nga popullata vendase dhe kjo mbrojtje vazhdoi edhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga forcat naziste, pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1943. Në fund të Luftës në Shqipëri kishte një popullsi hebreje prej 2000 persona.

 

PERIUDHA KOMUNISTE

Gjatë viteve të sundimit komunist të Shqipërisë nën diktaturën e Enver Hoxhës, bashkësia vendase ishte i izoluar nga bota hebreje, edhe pse kjo nuk reflekton masa anti-hebreje. Në mënyrë që të farkëtohej një bashkim i qëndrueshëm kombëtar si dhe të forcohej sistemi i ri socialist, Enver Hoxha ndaloi ushtrimin e besimeve fetare të të gjitha llojeve. Në këtë mënyrë, fati i bashkësisë hebreje ishte i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me fatet e shoqërisë shqiptare në tërësi. Të gjithë fetë u ndaluan në mënyrë të prerë nga sistemi komunist. Kur komunizmi ra në Shqipëri në vitin 1991, mendohet të ketë patur rreth 360 hebrenj që jetonin në vend. Po atë vit, pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë u larguan nga vendi, 298 prej tyre emigruan në Izrael, kurse 38 të tjerë për në Bruklin te Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkaku kryesor i largimit të tyre ishin arsyet ekonomike dhe jo për shkak të anti-semitizmit. Hebrenjtë e mbetur në Shqipëri krijuan bashkësinë e tyre që vazhdon edhe sot të veprojë e përkushtuar të vlerave dhe traditës hebraike të kësaj bashkësie 2000-vjeçare në tokën shqiptare.

 

BASHKËSIA E HEBRENJVE TË SHQIPËRISË - AJC